Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- War for Collider Energy, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
War for Collider Energy është një lojë me temë kuic ku detyra e juaj është të mbushni kutit e qelizave me elementët të të njëjtës ngjyrë. Nga suksesi në çdo nivel, varet dhe fati i botës, pasi sa herë që ju fitoni, zgjidhni një të panjohur në luftën midis 2 alienëve shkencëtar.


- Pic Navi, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pic Navi është një program i cili ju jep mundësinë të shtoni informacione në lidhje me vëndëndodhjen, në momentin e krijimit të një imazhi. Vetëm me pak hapa do të keni mundësinë të ruani disa informacione për imazhin, të cilat në të ardhmen mund të rrezultojnë të dobishme.


- Photo Street Maps, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Photo Street Maps është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të merrni informacion për vëndin se ku është bërë foto. Duke e hedhur foton në këtë program, ai do të tentojë të përcaktojë në hartë vëndin ku është bërë. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment