Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- iBasket Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
iBasket Pro është një lojë në të cilën do të luani lojën e basketbollit dhe do të fitoni lojën vetëm nëse shënoni të gjitha goditjet që duhet të bëni. Sot kjo lojë mund të shkarkohet falas për një periudh kohe të limituar.


- Filecalendar, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Filecalendar është një program i cili ju jep mundësin të ruani file në shërbime si Dropbox apo Google Drive dhe më pas ti përdorni ato në eventet që keni përcatuar në kalendarin personal. Ja vlen ta merrni këtë program.


-Safety Photo + Video, nga 1.79€, falas.  /iPhone, iPad
Ky program na lejon të vendosim fjalëkalim, ose password tek filet tona personale si fotografitë dhe videot që kemi në iPhone ose iPad. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment