Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Cathedral Of Barcelona, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cathedral of Barcelona është një program edukativ i cili sjell në iOS një guidë audio dhe visuale për të gjitha detajet e katedral së Barcelonës. Nëse jeni të apasionuar dhe doni të dini arkitekturën, historinë e katedrales më të famshme në botë, atëherë ju këshillojmë ta shkarkoni atë.


Brigands and Barbarians, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Brigands and Barbarians është një lojë mjaft e bukur me strategji ku duhet të luftoni në betejën e brigandëve me barbarët.  Aftësitë tuaja drejtuese do të përcaktojnë dhe fatin final të ushtarëve që keni në dispozicion. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Translate 2 for Safari, nga 4.99€, falas. /iPhone, iPad
Translate 2 for Safari është një program i cili integrohet me browser-in Safari të iOS dhe do t'ju ofrojë funksionin e përkthimit dhe leximit me audio të një faqe interneti. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment