Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Crop Video, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Crop Video është një program i cili ju jep mundësinë të modifikoni file-et video duke i aplikuar efekte të parapërcaktuara ose të miksoni disa prej tyre. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.

- Jigsaw Wonder Polar Bears, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Jigsaw Wonder Polar Bears është një lojë për fëmijë me temë puzzle, ku ato do të mësojnë të ndërtojnë imazhet e mrekullueshme të arinjve polarë duke bashkuar pjesët e copëtuar. Sot mund ta shkarkoni falas.



System Activity Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
System Activity Monitor është një program i dobishëm për të monitoruar performancën hardware të iPhone. Programi do ju informojë në lidhje me memorien Ram që po konsumohet, hapësirën e zënë të  memories fikse si dhe informacione të tjera në lidhje me sensorët. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment