Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Car Club: Tuning Storm, nga 1.79€, Falas /iPhone, iPad 
Car Club: Tuning Storm është një lojë mjaft interesante ku do të keni mundësinë të garoni me disa makina mjaft të veçanta, mund të të përdorni makina të formula 1, makinat e policisë, por mbi të gjitha disa automjete që nuk i keni parë ndonjëherë. Loja mund të krahasohet me “Need for Speed” dhe “Gran Turismo” për mundësitë e personalizimit të automjeteve.


Document Manager + Video Player, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Document Manager është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të menaxhoni documentat dhe fileet e ndryshme që keni në iDevice. Gjithashtu programi mund të ekzekutojë dhe file-t video. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Guitar Chords: tomChord, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Guitar Chords është një program i cili i dedikohet të apasionuarve pas instrumentit të kitarës. Në mënyrë intuitive do të mësoni të gjitha akordet që ju duhen për të nisur hapat e parë, dhe nëse dëshironi më tepër, programi ju ofron një seksion për të mësuar akordet e këngëve të famshme.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment