Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Wireless Photo Transfer, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Wireless Photo Transfer është një program i cili ju jep mundësinë të transferoni file nga një iDevice në një tjetër duke shfrytëzuar rrjetin WiFi ose Bluetooth. Sot mund ta merrni falas atë.


- TraficVille 3D, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
TrafficVille 3D është një lojë e ndërtuar mbi një ambjent grafik të bukur ku detyra ruaj do të jetë të drejtoni trafikun në një qytet të mbingarkuar nga makinat. Sot mund ta shkarkoni falas atë.


Super Tank Battle, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë kujton një nga lojërat më të luajtura nga të gjithë ne në vitet 90', Tank 1990. Detyra juaj është të mbroni shqiponjën nga sulmet e tankeve të tjerë. Do të luani në shumë misione dhe gjatë lojës mund të përditësoni tankun tuaj duke e bërë më të fortë dhe të rrezistueshëm ndaj sulmeve. Ja vlen ta keni në iPhone këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment