Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Ps Interactive Tutorial CS5, nga 5.79€, falas. /iPhone, iPad
Ps Interactive Tutorial vjen falas për një kohë të limituar dhe është një program edukativ nëpëmjet të cilit do të mësoni të përdorni programin Photoshop. Çdo funksion shpjegohet në mënyrë interaktive dhe të kuptueshme nga të gjithë. Ja vlen ta merrni atë.


- iTranslate Voice, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iTranslate Voice është një program i dobishëm nëse udhëtoni ose po mësoni një gjuhë të huaj, pasi ai ju ndihmon duke përkthyer zërin e të folurit nga një gjuhë e suportuar në një tjetër. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Convoto, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Convoto është një program i thjeshtë për tu përdorur i cili sjell në iOS një konvetues të njësive matëse. Grafika inovative e tij e bën më të këndshëm përdorimin në krahasim me programet e tjera.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment