Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Reminders Widget, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Reminders Widget është një  program i cili ju jep mundësinë të shtoni evente në kalendarin e iOS dhe më pas të keni një Widget në menunë kryesore të iOS në mënyrë që të aksesoni sa më shpejtë eventet. Sot mund ta shkarkoni falas atë.


Findit: 200 Pictures, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Findt it është një lojë me temë kuic ku qëllimi do të jetë të gjeni 5 ndryshimet nga dy fotot e shfaqura të cilat duken të njëjta në pamje të parë. Gjatë lojës ofrohen me qindra foto të ndryshme ku kërkohet të gjeni ndryshimet në 20 sekonda. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- gMusic, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
gMusic është një program i cili ju jep mundësinë të dëgjoni muzikë të cilën mund ta ruani direkt në Google Drive duke kursyer kështu hapësirën e iDevice. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment