Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Tower Of Fortune, nga 0.89€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


XnShape, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
XnShape është një program mjaft interesant i cili do të analizojë strukturën e çdo foto që keni në iPhone ose iPad dhe do të krijojë një mozaik  për t'ja aplikuar më pas fotos në formën e një filtri. Në qoftë se jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë ja vlen ta keni këtë program.


Time Note, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Time Note është një program i cili ju lejon të mbani shënime të cilat përfaqësojnë evente që do të keni në të ardhmen. Gjithçka do t'ju shfaqet në mënyrë mjaft elegante dhe intuitive ku po ashtu do të jetë edhe mënyra se si menaxhoni shënimet.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment