Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Wake N Shake Alarm, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Wake N Shake është një program i cili do të ndryshojë mënyrën se si mbyllni alarmin e zgjimit ose të çdo njoftimi tjetër të skeduluar. Alarmi në ekzekutim do të mbyllen vetëm e shkundur iDevice-in dhe në këtë mënyrë nuk duhet të shikoni ekranin për ta mbyllur.


- OrasisHD, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orasis është një program i cili ju jep mundësinë të krijoni foto duke i aplikuar atyre efektin HDR si dhe shumë efekte të tjera të cilat me pak fantazi do të ndryshojnë totalisht një imazh të marrë nga fotokamera.


Color Accent, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Një nga aplikacionet më të mira të kësaj kategorie: na lejon të eliminojmë ngjyrat nga sfondi i një fotografie në mënyrë shumë të saktë dhe profesionale. Një aplikacion që duhet ta provoni patjetër.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment