Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Orderly: To Do List Location Base Reminders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orderly është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të krijoni shënime të eventeve ditore si dhe të shënoni  dhe vëndndodhjen në hartë në mënyrë që kur të kujtoheni për eventin, të keni informacion edhe për vëndin ku duhet të shkoni.


- Downgeon Quest, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Downgeon Quest është një lojë me temë kuic ku ju duhet të zbuloni të gjitha sekretet e periudhës mesjetare për të fituar të gjitha nivelet e ndryshme të vështirësisë. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


- Summbot, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Summbot është një program i cili ju jep mundësinë të lexoni vetëm pjesët kryesore të një artikulli. Do të mjaftojë të kopioni link-un e artikullit të preferuar në këtë program dhe ai do të shfaqë vetëm fjalitë që mund të jenë të rëndësishme për ju, duke u bazuar në disa statistika.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment