Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Dementia: Book of the dead, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dementia është një lojë në të cilën ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të zbulojë enigmat që fshihen në një fshat të Anglisë së lashtë. Ambjenti është i rrethuar nga fantazma edhe krijesa të botës së përtejshme të cilat do të tentojnë të ndalojnë udhëtimin.


Starborn Anarkist, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Starborn Anarkist është një lojë me aksion dhe strategji ku duhet të ndërtoni anije fluturuese nga garazhdi juaj dhe më pas të luftoni në hapësirë. Gjatë lojës do të keni mundësi të përmirësoni armaturën duke i shkaktuar dëme të rënda armikut. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Boom Land, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Boom Land është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të shkatërroni struktura prej dërrase të kombinuara me mure betoni. Do të luani në shumë misione ku sigurisht me kalimin nga një mision në tjetrin çdo gjë do të vështirësohet.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment