Risia kryesore e iPhone X është padyshim ekrani OLED 5.8 inç, që është më i vogël se ai i iPhone 8 Plus. Kjo diferencë vihet re sidomos tek videot. Në një test mjaft interesant, PhoneArena krahason zonën efektive që mund të shikohet dhe përdoret në iPhone X, iPhone 8 e iPhone 8 Plus.

Ekrani OLED i iPhone X nga ana e cilësisë qëndron shumë më lart se dy modelet e iPhone 8, por ato që janë mësuar me një model Plus mund ta kenë të vështirë të mësohen. Për shembull: iPhone X ofron më shumë përmbajtje gjatë leximit falë një ekrani më të lartë dhe më të ngushtë. Situata ndryshon me videot.

iPhone X ka një aspect-ratio 19.5:9, dhe shfaqe disa korrniza të zeza në pjesën më të madhe të videove në YouTube, ose i pret ato. Praktikisht, zona e ekranit të iPhone X ësht 81,93 centimetra katrorë (duke eliminuar drejtkëndëshin e sipërm), kundrejt  62,1 centimetra katror të iPhone 8 dhe 84,25 centimetra katror të iPhone 8 Plus.

Kur hapim një video standard në full-screen, pjesa e shfrytëzuar e ekranit të iPhone X arrin në 70,51 centimetra katror, që do të thotë se iPhone X humbet 10 centimetra katror. Gjërat ndryshojnë për videot 2.00:1 (18:9) Univisium, që shfaqen me ekran të plotë dhe pa prerje edhe në iPhone X. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment