Në një artikull të publikuar në portalin Bloomberg, Apple po punon për të sjellë në versionet e ardhshme të Apple Watch, një funksion të dobishëm për të gjithë. Ora inteligjente do të jetë në gjëndje të monitorojë në kohë reale aktivitetin e organit më jetësor të njeriut, zemrën.

Nëpërmjet një sensori që do të jetë i instaluar në brëndësi, përdoruesi mund të ketë pasqyrë të plotë të vlerave të EKG-s së zemrës. Funksioni do të realizohet nëpërmjet matjes së ndryshimeve të potencialit elektrik mbi sipërfaqen e lëkurës që shkaktohen nga ndryshimi i rrahjeve të zemrës,  dhe do të jetë në gjëndje të informojë sistemin operativ Watch OS për vlerat e marra, në kohë reale, të cilat më pas do ti shfaqen përdoruesit në mënyrë të kuptueshme nga ai.

Puna për krijimin e këtij sensori është pasojë e strategjisë që kompania prezantoi më herët në eventet e kaluara të Apple Watch dhe ekspertët mendojnë se do të ketë dhe shumë risi të tjera në lidhje me kujdesin për shëndetin. Nuk mund të thuhet me saktësi se kur do të prezantohet ky funksion i Apple Watch, por ekspertët mendojnë se mund ta shohim që në versionin e ardhshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment