Miliona përdorues anglez që kanë përdorur një iPhone në periudhën nga qershori i vitit 2011 e deri në shkurt të vitit 2012 mund të fitojnë një rimbursim deri në 500£ si dëmshpërblim nga Google, pasi kjo kompani është dënuar për shkelje të sigurisë në Safari.

Një grup personash ka krijuar një iniciativë në Britaninë e Madhe, duke përfaqësuar 5.4 milionë përdorues iPhone të prekur nga shkelja e privatësisë. Çdo përdorues mund të përfitojë 500£ dëmshpërblim, për shumën totale që arrin rreth 3 miliard.

Në vitin 2012 është zbuluar nje metodë nëpërmjet backdoor e përdorur nga Google për të instaluar cookie në iPhone, pavarësisht se këto të fundit ishin të bllokuara në impostimet e shfletuesit Safari. Praktikisht, Google ka mashtruar versionin mobile të Safari duke monitoruar navigimin e përdoruesve pa konsensusin e tyre.

Klientët britanik të interesuar, nuk duhet të kryejnë asnjë lloj veprimi për të kërkuar një rimbursim, pasi do të jenë gjykatësist që do të vendosin nëse ky askion do të pranohet apo jo. Në rast pozitiv, të gjithë përdoruesit do të kenë të drejtën e një rimbursimi duke dhënë si provë llogarinë e tyre Apple ID dhe faturën e iPhone. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment