Edhe loja e famshme Streets of Rage do të jetë pjesë e koleksionit SEGA Forever, që transformon lojëra të epokave të ndryshme në versionin mobile. Loja Streets of Rage u publikuar për herë të parë në vitin 1991. Është kapitulli i parë i një trilogjie të famshme dhe sjell tre portagonistë ikonë si: Axel Stone, Blaze Fielding dhee Adam Hunter, tre ish-policë që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të mboshtur "Mr.X".

Loja është e njohur edhe për kolonën e saj zanore origjinale të kompozuar nga Yuzo Koshiro. Streets of Rage ofron edhe funksionin multiplayer lokal cross-platform. Javët e ardhshme funksioni multiplayer do të shtohet edhe në lojëra të tjera që janë pjesë e koleksionit SEGA Forever, si: Golden Axe dhe Altered Beast. /iPhoneAlbania

Streets of Rage | iOS 8 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment