Exploit tfp0 i zbuluar së fundmi nga Ian Beer mund të ndihmojë komunitetin e hakerave të realizojë një jailbreak që funksionon edhe në iOS 11. Saurik ka konfirmuar se po punon për një version të programit Cydia që funksionon edhe me sistemin më të ri operativ të Apple.

Imazhi që shikoni më poshtë, është postuar në Twitter nga zhvilluesi Cheesecakeufo, i cili duke cituar pikërisht këtë exploit, pohon se ka arritur të realizojë me sukses Jailbreak për iOS 11. Megjithatë ai deklaron se duhet ende kohë për të lëshuar një program funksional dhe se Cydia nuk e mbështet akoma iOS 11.


Nuk ka vonuar edhe përgjigja e Saurik, i cili bën të ditur se po punon për një version të Cydia për iOS 11. Me sa duket, do të kemi rikthimin e Jailbreak. Jo në nivelin e mëparshëm por megjithatë mund të sjellë shumë tweak interesant për të përmirësuar pajisjet tona iOS. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment