Nëse nuk e njihni mirë historinë e dyshes Steve Jobs dhe Wozniak, duhet të dini se ajo nuk nis me prodhimin e kompjuterit Apple, por produkti i parë  është Blue Box, një aparat i prodhuar në mënyrë amatoriale ku mendohet se janë prodhuar dhe shitur 100 - 400 copë. Pikërisht një nga këto do të dalë së shpejti në ankand shitjeje.

Por çfarë është Blue Box? Ai është një aparat primitiv i cili lejonte që përdoruesi të bënte telefonata interurbane, totalisht falas. Principi i funksionimit të tij ishte mjaft  i thjeshtë dhe bazohej mbi mënyrën e vjetër që përdornin kompanitë për bashkuar linjat telefonike në distanca të mëdha. Më në detaj, aparati krijonte sinjal me frekuenca të ndryshme dhe ato vendoseshin në rrjet. Këto frekuenca ishin të njëjtat me ato që përdoren gjatë një telefonate normale me pagesë. Në këtë mënyrë aparati marrës mund të shifronte vokalin sikur të ishte telefonatë normale dhe mbi të gjitha përdoruesi nuk paguante asgjë.

Akandani do të zhvillohet në New York me datë 6 Dhjetor ku ekspertët mendojnë se shifrat mund të arrijnë deri në 70.000$. Ky produkt nuk ka asnjë vlerë funksionale por vlen nga ana historike dhe përfaqëson hapin e parë të kompanisë Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment