Apple ka marrë një pozicion zyrtar për sa i përket historisë së iPhone-ve të ngadalësuar qëllimisht. Detajet vijnë nëpërmjet një komunikate zyrtare të publikuar nga kompania në faqes e saj zyrtare, ku shpjegohen të gjitha arsyet që kanë shtyrë Apple të integrojë një sistem sigurie që limiton përformancën e pajisjeve me bateri shumë të vjetra, për të garantuar shfrytëzimin e vazhdueshëm të pajisjes.

Komunikatën zyrtare, në gjuhë origjinale, mund ta lexoni nga ky link, ku shpjegohen disa aspekte teknike që çojnë në "plakjen" e baterisë në disa smartphone, duke nënvizuar problemin kryesor: një bateri e vjetër mund të mos jetë në gjëndje të furnizojë me energjinë e nevojshme pajisjen kur performanca është tepër e lartë, duke shkaktuar fikjen e pajisjes. Ky është një skenar që është vërtetuar vitin e kaluar dhe Apple e ka zgjidhur duke lëshuar iOS 10.2.1, i njëjti sistem është përodur edhe me iOS 11.2.

Apple ka hedhur poshtë çdo akuzë për ngadalësim të qëllimshëm të performacave të iPhone për të shtyrë përdoruesit për të blerë modelet më të reja, duke deklaruar dhe mbështetja e vashdueshme e iPhone përbën një nga aspektet për të cilin kujdeset më shumë. Megjithatë, kjo histori ka sjellur shumë pakënaqësi tek përdoruesit, dhe për këtë arsye Apple ka vendosur të ndjekë këto rrugë:

  • Zbritje të kostove për zëvendësimin e baterisë në iPhone 6 dhe modelet më të reja, duke kaluar nga 79$ në 29$ deri më 31 dhjetor 2018.
  • Një sistem të ri të integruar në iOS që do të lejojë vlerësimin e gjëndjes së baterisë për të kuptuar nëse kohëzgjatja e saj po influencon përformamcën e baterisë. 
  • Përmirësim të sistemit aktual për menaxhimin e performancave.

Presim komunikata të reja më të detajuara për sa i përket çmimeve që do të aplikohen në Europë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment