Kompania Microsoft do të sjellë në App Store një program i cili do ti lejojë të gjithë përdoruesit e platformës Xbox të komunikojnë midis tyre nëpërmjet smartphone-it, iOS ose Android. Aktualisht ky program është në fazën e testimit dhe nëse dëshironi ju mund të provoni versionin e parë të programit duke u rregjistruar tek ky link.

Kushdo që ka një Xbox dhe luan lojëra me njerëz të tjerë nga e gjithë bota, mund të komunikojë nëpërmjet chat-it të ofruar nga vetë platforma, por Microsoft ka menduar më tepër, duke i dhënë kështu mundësinë kujtdo që ka një akount të rregjitruar në Xbox, të komunikojë me miqtë ose kundërshtarët në lojë, nëpërmjet smartphone-it dhe duke shkarkuar programin Xbox App.

Nga ana tjetër ekspertët mendojnë se kompania po synon të fitojë dhe përdorues të rinj të cilët mund ta shohin Xbox si zgjidhjen më të mirë nëse duan të blejnë një platformë për të luajtur lojëra dixhitale. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment