Pas suksesit në konsol, PC dhe Mac, loja "Life is Strange" e realizuar nga Square Enix zbret zyrtarisht në App Store. Loja është me seri dhe ndjek historinë e Max Caulfield, një studente që zbulon se mund të kthejë kohën pas. Qëllimi juaj do të jetë të ndihmoni Max në kërkim të Rachel Amber, duke shfrytëzuar natyrisht superfuqitë e saj.

Life is Strange është një histori me pesë kapituj që përgatitet të revolucionojë zhanrin e lojërave me episode. Sistemi i saj inovativ i zgjedhjeve dhe eventeve që pasojnë do ju lejojë të ktheni pas kohën duke modifikuar të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Loja është e disponueshme në App Store me çmimin 3,49€. Ky version përfshin episodin 1 të Life is Strange. Episodi 2 dhe 3 janë të disponueshëm si blerje in-app, ndërsa episodi 4 dhe 5 do të dalin në fillim të vitit 2018. /iPhoneAlbania

Immagine per Life Is Strange

Life Is Strange

SQUARE ENIX LTD
3,49 €

0 komente:

Post a Comment