Hakeri Jonathan Levin ka lëshuar gjatë këtyre orëve LiberiOS, një program të ri që për herë të parë ofron mundësinë për të bërë Jailbreak për iOS11 dhe versionet më të reja. Mund të bëjnë jailbreak të gjitha pajisjet që kanë instaluar iOS 11, iOS 11.0.1, iOS 11.0.2, iOS 11.0.3, iOS 11.1, iOS 11.1.1, iOS 11.1.2.

Aktualisht ky program nuk ofron mundësinë për të bërë Jailbreak në iOS 11.2 dhe iOS 11.2.1. Mbështet të gjitha këto pajisje: iPhone X, iPhone 8, iPhone 8 Plus, iPhone 7, iPhone 7 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone SE, iPhone 5s, iPad Pro 12.9”, iPad Pro 12.9” (gjenerata e dytë), iPad Pro 10.5”, iPad Pro 9.7”, iPad Air 2, iPad Air, iPad (2017), iPad mini 4, iPad mini 3, iPad mini 2.

Ky Jailbreak është i tipit semi-tethered dhe kërkon të ribëni disa veprime sa herë që e fikni pajisjen tuaj. Ju këshillojmë të bëni një backup të pajisjes tuaj përpara se të bëni Jailbreak. Ky është versioni i parë i programit LiberiOS dhe nuk ofron instalimin automatik të programit Cydia për momentin.

Guida

1. Së pari duhet të shkarkoni programin LiberiOS Jailbreak (shkarko) dhe Cydia Impactor (shkarko).

2. Instaloni LiveriOS IPA duke përdorur Cydia Impactor: për të bërë këtë, lidhni pajisjen iOS me kompjuterin dhe hapni Cydia Impactor. Rrëshkisni file-in LiberiOS brenda programit dhe vendosni email-in tuaj Apple ID dhe fjalëkalimin. Mos u shqetësoni, të dhënat do t'i dërgohen vetëm Apple. Duhet një llogari Apple Developer, përndryshe proçedura nuk do të ketë sukses.

3. Pasi të përfundojë proçesi automatik i Cydia Impactor, do të gjeni aplikacionin LiberiOS brenda faqes Home të pajisjes tuaj. Shkoni tek Settings > General dhe autorizoni profilin e ri që sapo instaluat.

4. Tani kthehuni pas dhe hapni aplikacionin "LiberiOS" dhe shtypni "Do it" për të nisur Jailbreak. Nga ky moment çdo gjë do të jetë automatike. LiberiOS do ju konfirmojë kryerjen e Jailbreak me mesazhin "It worked".

5. Sa herë që të fiksni pajisjen tuaj, do të jetë e nevojshme të hapni aplikacionin LiberiOS për të përdorur tweak-et e instaluar nga Cydia. Duhet të kujtoni se profili i LibreiOS skadon çdo 7 ditë, kështu që do të jetë e nevojshme të instaloni aplikacionin nëpërmjet Cydia Impactor përsëri.

Siç e përmendëm edhe më lart, ky jailbreak është ende në fazat e para dhe do të përmirësohet në të ardhmen. Nëse nuk jeni një përdorues ekspet, ju këshillojmë të prisni një version më të ri të programit LiberiOS. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment