Rikthehemi të flasim për iPhone SE, një model që ka patur një sukses të jashtë zakonshëm falë dizajnit të tij me një ekran më të vogël, kostos më të ulët dhe një hardware mjaft cilësor. Sipas thashethemeve të fundit, parashikohet një përditësim i iPhone SE në fund të vitit 2018 dhe ky model mund të vazhdojë të ketë të njëjtin emër ose mund të quhet iPhone SE 2.


Pa humbur karakteristikat e tij, dizajni mund të mos ndryshojë duke ruajtur formën e tij por me korrniza alumini dhe pjesën e pasme prej xhami. Mund të eliminohen bordet dhe butoni Home por të patur një impakt të ngjashëm me atë të iPhone X, përfshirë këtu edhe fotokamerën frontale dhe njohjen e fytyrës.


Në nivel hardware, iPhone SE do të qëndrojë poshtë iPhone X dhe do të ketë karakteristikat e iPhone 7, me proçesor A10 Fusion, 2GB RAM dhe memorie 32 dhe 128GB. Në këtë mënyrë, shtatorin e ardhshëm do të kemi 4 modele iPhone në 6 variante: iPhone 11, iPhone 11 Plus, iPhone SE 2 dhe do të kemi edhe iPhone X dhe iPhone 8. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment