Është i disponueshëm versioni i ri i programit IOTransfer 2, një iPhone Manager mjaft i thjeshtë për t'u përdorur, që ju ofron mundësinë të transferoni materiale nga kompjuteri në pajisjen iOS dhe anasjelltas. Falë IOTransfer 2 mund të transferoni foto, muzikë, video, kontakte, libra, file audio, etj. Versioni i ri i IOTransfer sjell disa risi. Le t'i shohim sëbashku në mënyrë më të detajuar.

Online Video Downloader
Falë këtij funksioni të ri ju mund të shkrakoni video nga më shumë se 100 faqe web, përfshirë këtë edhe YouTube dhe rrjete sociale si Facebook apo Instagram.


Për të shkarkuar një video është shumë e thjeshtë. Mjafton të vizitoni këtë faqe nga kompjuteri juaj ose direkt nga iPhone dhe më pas të vendosni linkun e videos që dëshironi dhe të shtypni butonin "Download to iPhone" nëse dëshironi ta shkarkoni atë në iPhone ose "Download to PC" nëse dëshironi ta ruani atë në kupjuterin tuaj.

iOS Cleaner
Është shtuar një funksion i ri për të pastruar pajisjen tuaj nga file të panevojshëm dhe për të liruar sa më shumë hapësirë.


Nëse vini re një ngadalësim të pajisjes tuaj për shkak të materialeve të tepërta, funksioni i ri Clean do ta bëjë telefonin tuaj më të shpejtë pas një pastrimi. Në këtë mënyrë edhe performanca e iPhone-it tuaj do të rritet.

Gjithashtua, është shtuar edhe një menaxher i ri për kontaktet, për të bërë backup dhe restore midis një pajisje iOS dhe kompjuterit. IOTransfer 2 tani është i disponueshëm në 15 gjuhë dhe mbështet iOS 8 dhe Windows 7/8/8.1/10. Nëse jeni të interesuar mund ta porvoni atë falas ose të blini versionin e plotë këtu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment