Nga lançimi zyrtar në vitin 2012, Apple Maps është përmirësuar vazhdimisht pas kritikave fillestare. Pavarësisht përmirësimeve, Google Maps mbetet akoma larg. Një artikull mjaft i detajuar i shkruar nga eksperti Justin O'Beirne tregon evolucionin e hartave të Apple dhe Google në kohë.

Në këtë krahasim ai shpjegon se avantazhi i Google vjen për arsye të kohës më të madhe në dispozicion. Google ka mbledhur aq shumë të dhëna, në shumë zona, sa që Apple nuk është në gjëndje të konkurojë.

Google Mapas është lançuar në vitin 2005, me Street View që është shtuar vetëm dy vite më pas. Nërsa, Apple, ka debutuar me hartat e saj vetëm në vitin 2012. Në këtë sektor, shtatë vjet diferencë janë shumë, duke qenë se Google ka patur më shumë kohë të mledhë të dhëna të detajuara në zona të ndryshme.

Analiza tregon se Google ka shtuar detaje në mënyrë kostante në hartat e saj, me një saktësi që shtrihet deri tek parqet dhe garazhet private. Ndërsa, Apple Maps, ofron më pak detaje. O'Beirne shpjegon se Google i krijon këto detaje duke përdorur imazhet e saj satelitare ndërsa Apple i merr të dhënat e saj nga TomTom.

Por duhet të themi se vitet e fundit Apple ka punuar shumë për të përmirësuar hartat e saj dhe për të zhvilluar një teknologji të sajën, edhe me ndihmën e automjeteve të posatçëm. Këto sforco do të shpërblehen sidomos në zhvillimin e sistemit të ngarjes automatike të automjeteve, për të cilën po punon Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment