Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm i cili lidhet me Jailbreak.  Një nga personat më aktiv në krijimin e Jailbreak për iOS 10.3.3, i quajtur tihmstar, ka publikuar versionin e parë për iDevice që integrojnë teknologjinë e iOS me 32 bit. Duke qënë se këto iDevice nuk marrin më përditësime nga Apple, atëherë supozohet që ato mund të instalojnë Jailbreak përgjithmonë.

Tihmstar siguron se ky version i Jailbreak është instaluar dhe testuar në iDevice si iPhone 5 me iOS 10.3.3 dhe testi ka rrezultuar me sukses. Gjithsesi ai këshillon që përpara se ta instaloni, të bëni një backup nëpërmjet iCloud ose iTunes. Për ta instaluar këtë version të Jailbreak mund të shkarkoni file-et e nevojshme nga faqja zyrëtare. Duhet të shkarkoni një file me shtesën .ipa dhe më pas ta instaloni nëpërmjet Cydia Impactor.

Publikimi i këtij versioni të Jailbreak na bën të mendojmë se në këtë sezon festash mund të kemi shumë shpejt edhe versionin të 64 bit për iOS 11. Nëse keni një iPhone 5 dhe doni të instaloni Jailbreak tashmë ky është realitet. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment