Craig Federighi, përgjegjësi software i Apple, confirmon se Face ID është menduar për të njohur një fytyrë të vetme dhe se nuk parashikohen ndryshime në këtë pikë. Federighi i është përgjigjur një email-i duke shpjeguar se edhe Touch ID ishte menduar për t'u përdorur nga një përdorues i vetëm.

Mundësia për të memorizuar deri në 5 gishtërinj nuk ishte menduar për të regjistruar më shumë përdorues por thjeshtë për t'i dhënë mundësinë pronarit të telefonit që të regjistronte më shumë gishtërinj.

Federighi ka shtuar se Face ID mund të njohë më shumë fytyra në të ardhmen kur sistemi të evulojë, por për momentin Apple nuk ka ndërmend të shtojë këtë mundësi. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment