Inxhinierët e Apple kanë rregjistruar në entin Amerikan të lëshimit të patentave, një funksion inovativ i cili lidhet me kontrollin në distancë të një Mac. Kjo patentë është kërkuar që në Gusht të vitit 2016 dhe vetëm pas 1 vit e 3 muaj, ata kanë arritur ta fitojnë atë. Mënyra se si përdoruesi do të komunikojë me Mac është përshkruar në detaj por ne duam të theksojmë vetëm disa aspekte.

Patenta përshkruan se si sistemi do të ndërtojë një pamje në 3 dimensione të të gjitha gjesteve që do të suportohen. Teknologjia që do të lexojë gjestet e përdoruesit është marrë nga teknologjia e marrë nga kompania PrimeSense, të cilën Apple e ka blerë dhe që është gjithashtu seksioni i inxhinierëve të Apple, që krijuar edhe teknologjinë FaceId në iPhone X.


Tre nga komandat kryesore që përdoruesi mund të bëjë janë, gjesti "push", "wave" dhe "up". Secilin nga këto gjeste, Apple e quan "gjest fokusimi".  Në patentë shpjegohen dhe shumë detaje të tjera të cilat do mundohemi ti zbulojmë në artikujt e ardhshëm. Koha se kur ky produkt do të hidhet në treg, është e papërcaktuar dhe mbi të gjitha nuk është gjithmonë e sigurtë që një patentë e tillë mund të aplikohet në produktet Apple. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment