Apple është shumë pranë blerjes së shërbimeve të ofruara nga programi Shazam. Sipas ekspertëve ekonomikë, drejtuesit e kompanisë i kanë ofruar një shifër e cila është pranë 400 milion dollarëve për të patur të gjitha shërbimet e një nga programeve më të shkarkuara në App Store. Nëse ashtu do të ndodhë, kjo do të jetë dhe blerja më e shtrenjtë që Apple ka bërë në historinë e saj.

Kujtojmë që Shazam është një program i cili shfrytëzon teknologjinë e Machine Learning, për të identifikuar një pjesë muzikore apo video duke u nisur nga inputi që merr nga mikrofoni i një iDevice. Gjithsesi programi mund të instalohet dhe në Android, Windows OS dhe Mac OS.

Ekpertët mendojnë se teknologjia e ofruar nga Shazam mund të shfrytëzohet nga Apple dhe të integrohet direkt në teknologjinë Siri. Nëse ashtu do të jetë, Siri do të jetë në gjëndje të "mësojë" nga kërkimet e përdoruesve por mbi të gjitha do të bëhet dhe më i dobishëm për të gjithë ne. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment