Apple ka lëshuar zyrtarisht iOS 11.2, përditësimin më të rëndësishëm pas iOS 11. Sjell disa risi dhe bug-fix. Është integruar funksioni Pay Cash për dërgimin dhe marrjen e parave nëpërmjet pajisjeve iOS. Vjen edhe një rikarikim wireless Qi më i shpejtë (7,5W) për iPhone X dhe dy modelet iPhone 8.

Për sa i përket pamjes grafike, është shtuar një bar në pjesën e sipërme të lockscreen, për ta bërë më të qartë pozicionin e gjesteve në lidhje me Control Center në iPhone X. Janë shtuar gjithashtu dy pop-up që do të shfaqen gjatë fikjes së Wi-Fi dhe Bluetooth nga Control Center, duke na kujtuar dhe ç'aktivizimi i tyre do të jetë i përkohshëm. Është sistemuar edhe "Data Bug" që kishte prekur disa iPhone.

iOS 11.2 është i disponueshëm për shkarkim për të gjithë, nëpërmjet iTunes ose funksionit OTA direkt nga iPhone ose iPad. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment