Prej kohësh Apple ka nisur një iniciativë të re ku çdo muaj dhuron një lojë ose aplikacion për të gjithë përdoruesit që përdorin aplikacionin zyrtar Apple Store. Mjafton të shkarkoni aplikacionin Apple Store dhe në faqen kryesore do të merrni njoftimin e ofertës. Duke zgjedhur ofertën, do të hapet faqja përkatëse me përshkrimin e detajuar të aplikacionit në ofertë. Mjafton të shtypni butonin "Download" për të nisur shkarkimin. Aplikacioni i përzgjedhur nga Apple kësaj rradhe është Plotagraph+.

Plotagraph+ është një aplikacion i dedikuar modifikimit të fotove që na ofron mundësinë të shtojmë animacione fantastike fotove tona, me mundësinë për t'i publikuar ato në rrjetet sociale në formën e videove ose në formatin PNG të animuar. Aplikacioni normalisht kushton 5,49€ por falë Apple mund ta merrni atë falas.

Siç e përmendëm edhe më sipër, mjafton të shkarkoni aplikacionin Apple Store dhe të lundorni nëpër home page. Në fund do të gjeni butonin që do ju ofrojë mundësinë të keni akses në proçedurën e detajuar për të marrë kodin falas për ta shkarkuar atë. Promocioni vlen për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment