Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Hootfoot: City Racer, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
HootFoot është një lojë me aventurë ku do të luani në rolin e një të arratisuri mafioz. Duhet të drejtoni makinën e vjedhur pa rënë në gjurmët e policisë. Nëse ashtu ndodh, atëherë do t'ju duhet të ngisni makinën sa më shpejtë për ti shpëtuar patrullës së policisë.


Merge, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Merge është një lojë mjaft impenjative ku ju jeni një shkencëtar biologjik dhe duhet të pastroni nga solucionet tuaja mikrobet nga qeliza që ju duhen. Kini kujdes sepse kjo detyrë nuk do të jetë shumë e thjeshtë dhe duhet të tregoheni shumë të shpjetë për të pastruar solucionet që ju duhen. Ja vlen ta provoni në iPhone ose iPad-in tuaj.


- National Gallery, London HD, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
National Gallery është një program edukativ i cili sjell në iOS një galeri të plotë të të gjitha pikturave që gjënden në muzetë më të mëdha të Londrës. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment