Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Streets of Rage, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Streets of Rage është një lojë me 2 luftime në stilin e Street Fighter e cila vjen sot falas për të gjithë ju që jeni të apasionuar me lojërat e viteve 90'. Duhet të zgjidhni personazhin e preferuar dhe më pas të luftoni në rrugë për të mbijetuar. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Splice & Malice, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Splice & Malice është një lojë me letra fati, ku qëllimi kryesor është të nxisni kundërshtarin të luaj letrat tuaja. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas dhe ta luani me miqtë tuaj online.


Air-Photos, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Air-Photos është një browser për fotot i bazuar tek rrjeti Wi-Fi. Ju lejon të shikoni fotot tuaja në kompjuter, pa pasur nevojë t'i sinkronizoni ato me anë të programit iTunes.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment