Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

PepeLine, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
PepeLine është një lojë me temë kuic ku ju duhet të ndërtoni vetën rrugën për ta zgjidhur atë. Loja është ndërtuar në një ambjent grafik në 3D e cia do ta bëjë argëtimin akoma më të bukur. Ja vlen ta provoni.


Brave Guardians TD, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Brave Guardians është një lojë mjaft e bukur me strategji dhe aventurë ku ju duhet ti mësoni banorëve të mbrojnë fotesën e tyre nga sulmet e armikut. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur në 3D. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


Simpler Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Simpler Pro është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të menaxhoni listën e kontakteve. Ju mund ti ruani ato në file ose ti dërgoni në iCloud në mënyrë mjaft të thjeshtë. Ja vlen ta merrni atë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment