Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- The Mystery Of Blackthorn Castle, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të zbuloni të gjitha sekretet që fshesh kështjella e Blackthorn. Kini kujdes sepse në çdo nivel do të përballeni me sekrete që nuk do të jetë e lehtë ti zbuloni. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Ruler Box, nga 1,79€, falas. /iPhone, iPad
Ruler Box është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad disa lloje vizoresh matëse të cilat mund të shfrytëzohen për të matur realisht gjatësinë e një objekt nëpërmjet iDevice-it tuaj.


- Antioxidants, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Antioxidants është një program i dobishëm i cili do t'ju ofrojë këshilla për mënyrën e përdorimit të frutave të cilat i japin trupit të njeriut antioksidantë, në mënyrë që ekuilibri i organeve jetësore të jetë sa më perfekt.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment