Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sky Relics, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sky Relics është një lojë inovative ku duhet të ndihmoni personazhin e lojës të mbijetojë në një botë të ndërtuar me blloqe. E veçanta e saj është se për ta komanduar atë duhet të përdorni komanda vokale.


- Translate Photo: Camera Scanner OCR & Translator, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Translate Photo është një program i cili ju jep mundësinë të skanoni një paragraf dhe më pas ai do ta përkthejë atë në të paktën 70 gjuhë të ndryshme. Sot mund ta shkarkoni falas atë.


Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment