Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Gesundheit HD, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Gesundheit është një nga lojërat me temë kuic në App Store dhe sot vjen falas për një periudhë të limituar. Duhet të ndihmoni derrkucët të arratisen nga krjesat e frikshme të cilat duan ti ndalojnë me çdo kusht. Ja vlen ta merrni këtë lojë!


Sketch Me! Sketch&Cartoons, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sketch Me është një program i cili ju jep mundësinë të modifikoni imazhet duke i aplikuar efekte grafike të cilat do ti bëjnë të duken sikur janë vizatuar me dorë. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë ja vlen ta merrni këtë program.


Smart Merge Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smart Merge është një program mjaft i dobishëm në iPhone ose iPad, i cili na jep mundësinë të mirëmbajmë rubrikën e kontakteve. Programi do të pastrojë kontaktet boshe ose do të bashkojë në një të vetëm 2 kontakte të njëjta. Gjithashtu ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe intutiv. Ja vlen ta keni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment