Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Gofretor, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Gofretor është një lojë me aventurë dhe aksion ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të shpëtojë qytetin. Në dispozicion do të keni vetëm mburojën dhe shpatën të cilat në dorën e heroit do të jenë me të vërtetë shkatërruese për armikun.


Step Out, Smart Alarm Clock, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Step Out është një program i cili sjell në iOS një mënyrë të re alarmi. Pasi keni vendosur orarin e zgjimit, alarmi nuk do të ç'aktivizohet derisa ju të jeni në këmbë. Ai e kupton këtë duke shfrytëzuar teknologji të avancuar për njohjen e imazheve të marra nga fotokamera. Sot mund ta shkarkoni atë falas.


Demolition Physics, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Demolition Physics është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse ku ju duhet të shkatërroni objekte që shfaqen në ekran duke prekur mbi të. Ajo që bie në sy tek kjo lojë është rrespektimi i të gjitha rregullave të fizikës dhe shpërthimet do të duken me të vërtetë mjaft reale.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment