Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Gunstar Heroes Classic, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Gunstar Heroes është një lojë në të cilën ju do të shpëtoni  botën duke përdorur një armë aliene të mbetur në tokë nga shumë kohë. Duhet të luftoni me vllain tuaj binjak dhe të mposhtni gjeneralin e çmëndur.  Ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë.


Smash The Code, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smash The Code është një tjetër lojë mjaft interesante ku ju duhet ti pëgjigjeni pyetjve të kuicit nëpërmjet numrave. Pra një pyetje ka përgjigje vetëm me numra. Loja mund të luhet edhe online me miqtë tuaj. Ja vlen ta provoni.

- Magic Launcher Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Magic Launcher Pro është një program mjaft i dobishëm i cili do t'japë mundësinë të shtoni në Qëndrën e Njoftimeve të iOS shumë ikona programesh në krahasim me ato që ofron iOS. Pra ju mund të aktivizoni programet tuaja më të përdorshme, në mënyrë më të shpejtë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment