Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Color Accent, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Një nga aplikacionet më të mira të kësaj kategorie: na lejon të eliminojmë ngjyrat nga sfondi i një fotografie në mënyrë shumë të saktë dhe profesionale. Një aplikacion që duhet ta provoni patjetër.


DMD Clone, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
DMD Clone është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas fotografisë. Ai do t'ju lejojë të klononi objekte në fotot tuaj edhe ti kombinoni ato sipas fantazisë. Ja vlen ta merrni këtë program.


- LiveTunes, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
LiveTunes është një program i cili do të transformojë një pjesë muzikore të rregjistruar në studio, sikur të ishte rregjistruar në një koncert live. Ky transformim do të ndodhë vetëm me prekjen e një butoni dhe automatikisht pjesës muzikore do ti aplikohet efekti Live Audience FX.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment