Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Office Story, nga 2.99€, falas. /iPhone, iPad
Office Story është një lojë mjaft e bukur dhe inovative ku ju duhet të nisni të ndërtoni kompaninë tuaj duke filluar nga asgjëja. Do të bëni takime me njerëz të rëndsishëm për të promovuar punën tuaj derisa të bëheni një kompani e rëndësishme. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


aTimeLogger 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
aTimeLogger është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Me pak minuta në ditë të harxhuara me këtë program, ai do t'ju sjellë statistika mujore në lidhje me aktivitetet tuaja. Ai do t'ju tregojë se si e harxhoni kohën  dhe në çfarë eventesh e shpenzoni më shumë atë. Ja vlen ta keni edhe këtë program.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment