Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Minecraft: Story Mode Season 2, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Minecraft, një nga lojërat klasike të prodhuara nga Telltale Inc. vjen sot falas vetëm për një periudhë të limituar. Duhet të ndihmoni personazhin e lojës të mbijetojë dhe në të njëjtën kohë të shpëtojë botën nga pushtimi i forcave aliene.


- Dog Remote Specialist, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dog Remote Specialist është një program i dobishëm nëse mbani qen në shtëpi. Nëpërmjet disa testeve, ai ju lejon të përcaktoni frekuencën që qeni juaj është më i ndjeshëm. Më pas mund të rregjistroni zërint tuaj i cili do të transmetohet nga iDevice pikërisht në frekuencën e zgjedhur.


- Time Manager: Daily Time Tracker, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Time Manager është një program i dobishëm i cili ju lejon të ruani çdo aktivitet që bëni gjatë ditës, në mënyrë të shpejtë dhe intuitive. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment