Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Blink: Quick Memo, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Blink është një program që na lejon të shtojmë shënime në mënyrë mjaft të shpejtë, dhe ndryshe nga programet e tjera, ai mund t'ju diktojë me zë çdo fjalë të shkruar. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


- Dailycharge, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dailycharge është një program që do t'ju llogarisë koston ditore të një objekti që keni blerë më parë. Në këtë mënyrë do të keni gjithmonë këtë informacion pa patur nevojë ta llogarismi me mëndje. Sot atë mund ta shkarkoni falas.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment