Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Gas Tycoon 3, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Gas Tycoon është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të lidhni të gjithë tubat e gazit për të ndezur zjarrin e vatrava që do të shfaqen në çdo nivel. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë. 


- Photo Eraser For iPhone, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Photo Eraser For iPhone, është një program i cili ju jep mundësinë të modifikoni fotot tuaja duke i hequr atyre objekte të cilat nuk dëshironi ti keni në sfond, në mënyrë mjaft të thjeshtë. Ja vlen ta merrni atë.


Thunderspace Rain and Thunder, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
Thunderspace është një proram mjaft interesant i cili krijon disa efekte audio në 3D të shoqërura me disa efekte drite që do të krijojnë rreth jush efektin e vetëtimave. Një ambjent i tillë do të sjellë relaks dhe qetësi për ju. Ja vlen ta provoni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment