Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Easy Resume Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Easy Resume Pro është një program i cili ju jep mundësinë të mbani gjithmonë të gatshëm në iDevice, kurrikulumin personal në mënyrë që t'ja dërgoni personave që dëshironi. Gjithashtu programi ju lejon ta modifikoni atë dhe më pas ta ruani.


Yuri, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Yuri është një lojë me aventurë ku duhet të ndihmoni personazhin e lojë, Yuri, të eksplorë botën ku ai jeton, duke evituar çdo pengesë dhe shmangur krijest e frikshme të asaj bote. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Compress Video, nga 2.79€, falas. /iPhone
Compress Video është një program i cili na jep mundësinë ti aplikojmë video-ve që kemi rregjistruar një algoritëm kompresimi i cili do të zvogëlojë dimensionet e një file-i video duke ruajtur në maksimum kualitetin. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment