Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Glow Puzzle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Glow Puzzle është një lojë me temë kuic ku ju duhet të lidhni të gjitha linjat me pikat që loja vë në dispozicion. Është një lojë që do t'ju bëjë përvete edhe sigurisht një mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë.


The Fourth Dimension, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Ashtu siç sugjeron titulli, programi në fjalë i dedikohet personave që janë të apasionuar pas dimensioneve gjeografike. Në qoftë se keni kërkuar të kuptoni se cili është dimensioni i katërt atëherë The Fourth Dimension është ai që bën për ju.


Tower Of Fortune, nga 0.89€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment