Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Merge HD, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Merge është një lojë mjaft impenjative ku ju jeni një shkencëtar biologjik dhe duhet të pastroni nga solucionet tuaja mikrobet nga qeliza që ju duhen. Kini kujdes sepse kjo detyrë nuk do të jetë shumë e thjeshtë dhe duhet të tregoheni shumë të shpjetë për të pastruar solucionet që ju duhen. Ja vlen ta provoni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Don't Run With a Plasma Sword, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të kontrolloni një një luftëtar i cili ka një shpatë të veçantë i cili mund të sterminojë armikun. Ju duhet ta ndihmoni atë të çlirojë tokën nga pushtimi alien. Do të merrni pjesë në mjaft misione dhe sigurisht kjo është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Kayos, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Kayos është një lojë mjaft e bukur dhe e thjeshtë ku ju duhet të drejtoni një avion i cili duhet ti mbijetojë kaosit të objekteve ku ai do të kalojë për të arritur në destinacion. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment