Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

FALLMAN – Trampoline Action, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Një ish-kampion i atletikës i viteve 80 po kërkon të kthehet dhe falë ndihmës tuaj do të jetë në gjëndje të bëjë salto dhe stile të tjera të kësaj disipline. Prekni ose lëvizni pajisjen tuaj për të kërcyer, por kujdes të mos gaboni zbritjen.


Motorsport Manager Handheld, nga 1,99€, falas /iPhone, iPad
Zgjedhni pilotin që dëshironi, modifikoni automjetin tuaj dhe investoni në teknologjitë e reja për të arritur rezultatet më të mira gjatë garave në kampionat.


Infinite Skater, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të ndihmoni personazhin e lojë të drejtojë skatebord-in e tij, pa fund, në një botë plot ngjyra dhe objekte të ndërtuara me formën e prizmave. Duhet të tregoheni të shkathët të kërceni, të ktheheni dhe mbi të gjitha të mbani ekuilibrin duke mënjanuar të gjitha pengesat. Çdo lëvizje e gabuar do t'ju kushtojë shumë. Pra, Infinite Skater është një lojë e cila do t'ju bëjë përvete dhe sigurisht një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment