Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

IQ Test Pro Edition, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test Pro është një program i cili do të testojë inteligjencën mendore nëpërmjet 2 testeve dhe në fund do t'ju njoftojë për pikët e arritura. Nëse jeni kurioz për të testuar aftësinë e inteligjencës atëherë ja vlen ta shkarkoni këtë program.


- Will It Rain Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Will It Rain Pro është një program i cili ju njofton nëse në qytetin tuaj do të bjerë shi ose jo. Programi është mjaft i saktë në informacionin që shfaq pasi e llogarit atë nga shumë burime që bëjnë matje të kushteve atmosferike. Sot mund ta merrni falas atë.


Flick Champions Winter Sports, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Me rastin e Olimpiadave dimërore të Sochi 2014 në Rusi, loja Flick Champions Winter Sports me të gjitha disiplinat sportive dimërore, vjen në ofertë falas për një periudhë të limituar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment