Versioni i fundit i WhatsApp i disponueshëm në App Store ka përmirësuar më në fund menaxhimin e mesazheve vokale. Me këtë përditësim ndryshon mënyra se si mund të krijojmë mesazhe vokale më të gjata.

Tani, kur regjistrojmë një mesazh vokal, mund të shtypim mikrofonin dhe të rrëshkasim gishtin në drejtim sipër për të vazhduar me regjistrimin, pa patur nevojë të vazhdojmë të mbajmë të shtypur butonin. Në këtë mënyrë nuk do të jetë më e nevojshme të prekni ekranin gjatë gjithë kohës që regjistroni një mesazh vokal. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment